photographed at her appartmet in Tirana
Lindur më 28 tetor 1954 në Sazan, familja e Ermira (Pasho) Kasos vuajti një persekutim të rëndë pasi daja i saj u dënua me vdekje si anëtar i të ashtuquajturit “grupi armik i Teme Sejkos”. Babai, një oficer marine, iu shkarkua nga detyra, sepse zgjodhi besnikërinë ndaj gruas dhe fëmijëve të tij, në vend të partisë. Pas një periudhe të shkurtër si mësues, ai u arrestua me akuzën për “agjitacion dhe propagandë” dhe u dënua me 20 vjet burg, nga të cilat ai vuajti 15 vite edhe në kampin famëkeq të Spaçit dhe në burgun e Shën Vasilit në Sarandë.
Dënimi i dajës dhe më pas i babait patën ndikim të drejtpërdrejtë mbi Ermirën dhe tre vëllezërit e saj më të vegjël, të cilëve iu ndalua e drejta për arsimim dhe u detyruan të punonin në bujqësi në kushte të rënda, një situatë që zgjati deri në fund të diktaturës.
Pavarësisht sfidave të mëdha, Ermira arriti të ndërtojë një jetë të re. Ajo u martua me bashkëshortin e saj, Tanush Kaso, gjithashtu ish-i burgosur politik, dhe së bashku rritën katër fëmijë.

