Gjergj Hani

photographed in a side alley in Tirana

Lindur më 13 maj 1969 në Durrës, Gjergj Hani tentoi të kalonte kufirin përmes liqenit të Ohrit kur ishte vetëm 16 vjeç. Gjykata e Rrethit Durrës e dënoi me 5 vjet burg dhe e dërgoi të vuante dënimin në kampin e Qafë-Barit, megjithëse i mitur dhe në shkelje të plotë me legjislacionin e kohës.

Ai u lirua më 13 janar 1986 pas një amnistie me rastin e 40-vjetorit të shpalljes së republikës komuniste. Në korrik 1987 u arrestua përsëri për agjitacion, propagandë dhe tentativë arratisjeje, duke u dënuar me 11 vjet burg në të njëjtin kamp.

Gjergji u lirua përfundimisht më 6 shkurt 1991, pas ndryshimeve politike, pasi kishte kryer gjithsej 4 vjet, 9 muaj e 27 ditë burg.