Mhill Gjon Gjinaj

photographed in front of his house in Mamurras

Lindur më 1942 në Baz të Matit, Mhill Gjinaj vuajti pasojat e arratisjes jashtë vendit të babait të tij, ish- oficer i Mbretit Zog dhe antikomunist.

Mhilli u arrestua për herë të parë më 28 nëntor 1958, ndërsa ishte nxënës në Shkollën e Mesme Pedagogjike në Tiranë. Mhilli do të shprehej kundër pjesëmarrjes së Shqipërisë në Traktatin e Varshavës dhe kundër vendosjes në vend të bazave ushtarake të Bashkimit Sovjetik. Gjykata Ushtarake e Tiranës, me vendimin nr. 9, datë 11 mars 1960, e deklaroi fajtor për tentativë arratisjeje dhe e dënoi me 4 vjet heqje lirie, ku për arsye të moshës kreu vetëm dy. U lirua më 28 nëntor 1961, por u arrestua sërish në vitin 1964 i akuzuar për shpërndarje shkrimesh me përmbajtje armiqësore. Një vit më vonë, në 1965, u dënua edhe me 10 vjet burg shtesë për tentativë arratisjeje nga burgu. Mhilli vuajti 15 vite burg, 7 prej të cilave në Burrel.

Pas vitit 1990, Mhilli ushtroi për disa vite detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Shoqatës Kombëtare së Ish-të Dënuarve Politikë dhe ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Mamurrasit. Ai ka shkruar disa libra të rëndësishëm me reflektime mbi periudhën e dënimit të tij.

Ndërroi jetë gjatë përgatitjes së kësaj ekspozite, më 20 janar 2025.