photographed in a cafe in Tirana
Lindur më 21 dhjetor 1972 në internim në fshatin Plug të Lushnjës, Bilal Kola qëndroi aty deri në moshën 18 vjeç, duke përjetuar një sërë privimesh në jetë përgjatë regjimit komunist. Babai i tij, Kurt Kola, vinte nga një familje nacionaliste dhe vuajti internimin në kampin famëkeq të Tepelenës kur ishte ende fëmijë, dhe më vonë 26 vite dënim të ashpër nëpër burgjet e diktaturës komuniste, Gjirokastër, Spaç, Qafë-Bari dhe Burrel. E gjithë fëmijëria e djalit të tij, Bilalit, prej moshës 2-vjeçare u shënua nga vizitat në burg për të takuar të atin. Familja u largua nga internimi në vitin 1990.
Në vitin 1998, Bilali përfundoi studimet e larta për Drejtësi në Universitetin South Bank, Londër, dhe në vitin 2011 mori titullin Doktor Shkencash nga Universiteti Ndërkombëtar Montgomery, SHBA. Nga korriku 2014 ai drejton Institutin e Integrimit të Ish-të Përndjekurve Politikë dhe vazhdon karrierën e tij si avokat.

