Daut Gumeni

photographed in his appartment in Tirana

Lindur më 11 mars 1943 në Gusmar, Tepelenë, Daut Gumeni shërbeu si drejtor shkolle dhe mësues nga viti 1964 deri në vitin 1966, pasi përfundoi studimet në Gjirokastër. Ai u arrestua më 27 qershor 1967, i akuzuar për tentativë arratisjeje nga Shqipëria së bashku me kushëririn e tij në postën kufitare të Shtugarës, Gjirokastër. Më 21 shtator 1967, Gjykata e Gjirokastrës e dënoi me 20 vjet burg për tradhti, duke i konfiskuar pasurinë dhe duke i hequr të drejtën zgjedhore për 5 vjet. Gjatë kohës që vuante dënimin ai u arrestua sërish më 20 janar 1970 me 15 vite shtesë. Gumeni vuajti 23 vjet, 1 muaj e 11 ditë burg dhe u lirua vetëm më 7 gusht 1990.

Pas rënies së regjimit komunist, Gumeni ka qenë aktiv si publicist dhe shkrimtar, duke botuar mbi 70 artikuj dhe disa libra, përfshirë  Testamenti politik (1994),  Kënga e zezakut të bardhë  (1994) dhe Shënime nga Shkolla e Partisë (2012). Gumeni ka qenë anëtar i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në vitet 2017–2018, prej nga u largua me dorëheqje.