photographed in the „Biblioteka e Qytetit“ in Korça
Lindur më 10 mars 1953 në Tiranë, Tefta Kolaci do të përballej me pasojat e dënimit të babait të saj, kolonelit Dilaver Radeshi. Ai kishte kritikuar reformat e propozuara nga regjimi për ushtrinë pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, si dhe orientimin drejt Kinës. Babai i Teftës u arrestua më 1967 për “tradhti ndaj atdheut” dhe u dënua me 10 vite burgim për “agjitacion e propagandë”. Një pjesë të dënimit e vuajti në burgun e Tiranës, më pas në fabrikën e çimentos në Elbasan, në kamp- burgun e Spaçit dhe më vonë në burgun e Burrelit. Pas dënimit të babait, Tefta dhe familja u vunë në shënjestër të Sigurimit të Shtetit, ku bashkë me nënën ato përjetuan tortura fizike dhe psikologjike. Nga presioni i ushtruar, Tefta tentoi të vriste veten.
Më 1978, Tefta u internua bashkë me mamanë, motrën dhe vëllanë nga Tirana në Kajan të Elbasanit për 5 vite, për motive politike. Po aty i kishin internuar edhe të atin pas daljes së tij nga burgu.

