photographed in her appartment in Tirana
„Më hipën në një furgon dhe më dërguan në Lushnjë. Në Savër, të gjithë të internuarit ishin me familjet e tyre, ndërsa unë isha e vetme.“
Lindur më 19 tetor 1944 në Tiranë, Valbona (Çoku) Mirakaj është vajza e Mentor Çokut, i njohur për qëndrimin e tij nacionalist dhe antikomunist. Nëna e saj, Zenie Resuli, vinte nga një familje e kamur. Kur ishte foshnjë njëmuajshe, babai i saj u arratis në Itali në vitin 1944 për shkak të përndjekjes komuniste, ndërsa nëna e saj e sëmurë shkoi për kurim në Selanik me ndihmën e Nako Spirus (një funksionar i lartë partie që u shpall më vonë tradhtar), duke mbetur përfundimisht jashtë Shqipërisë. Valbona nuk e takoi kurrë të ëmën. Ajo jetoi me të afërmit e nënës deri në moshën 16-vjeçare, kur e njoftuan se do internohej për 30 vite në Savër të Lushnjës. Në Savër ajo u strehua tek disa të njohur të familjes. Gjatë internimit u njoh me Sokolin, i cili jetonte në kamp qysh nga mosha dyvjeçare. Kur mbushi 20 vjeç, Valbona dhe Sokoli u martuan dhe rritën tre fëmijë në internim.
Ajo e përshkruan periudhën e internimit si shumë të vështirë, sidomos punën në bujqësi. Pas rënies së regjimit në vitin 1990, Valbona dhe djali i saj udhëtuan në Itali, ku ajo takoi të atin për herë të parë.

